Home Editorial Denoncimi si pergjegjësi qytetare, jo si trashëgimi spiunësh

Denoncimi si pergjegjësi qytetare, jo si trashëgimi spiunësh

turiNga Artur Llana / Ka pak javë që nga marrja e mandatit të qevrisë së re që era shtet vjen gjithkund. Në fakt ky është një fenomen normal pasi ka ndodhur sa herë që ka pasur rrotacion pushteti dhe llogjika është se militantët kanë zënë vend në administratë dhe tani janë kthyer në qen të rrahur. Askush nuk e vë në dyshim se kjo qeveri në ditët e para ka bërë gjërat e duhura dhe natyrisht po hedh hapin aty ku duhet. Mirëpo ka edhe një problem e gjithë kjo situatë e krijuar. Serioziteti I kësaj qeverie po abuzohet dhe po keqpërdoret deri në atë shkallë saqë edhe të sëmurë psiqik po kanë mundësi për ti dërguar sms ministrit. Në një farë mënyre kjo është një tregues i mirë. Ministri që ka nxjerrë një urdhër për të zbatuar ligjin dhe është i hapur jo me sekretarë, po me nr e tij të telefonit nuk mund të jetë objekt servilësh, as nuk mund të jetë personi që mund të mbrojë ata që kanë vjedhur kuti zgjedhjesh dhe tani duan të mbrojnë ballkone të paligjshme. Para tre ditësh kam komunikuar me ministrin me sms për një problem që është jo pak shqetësues. Kam marrë nga ai garancitë se do të jetë ministër dhe jo kryetar fronti i lagjes. Po ka një rast të rëndë dhe një fenomen që po ndodh në Durrës të paktën me kaq njohuri që unë kam. Zakonisht rrotacionet janë shoqëruar me fenomene spiunësh duke u hequr si njerëz që kërkojnë zbatimin e ligjit. Në fakt ajo që dua të theksoj është përtej qytetarit dhe përtej ministrit që nuk e mohoj kam respekt dhe besoj se do të jetë njeriu i duhur në kohën e duhur për të bërë detyrën e duhur. Ministri Tahiri ka kërkuar informacion nga qytetarët për çdo gjë që ata e shikojnë jashtë ligjit. Kjo është një mënyrë komunikimi e një ministri që e di mirë se poshtë nuk i funksionojnë segmentet. Dhe për sa kohë që këto segmente nuk funksionojnë edhe për shkak të vonesës së tij për ta reformuar policinë ai ka thërritur “nën armë” qytetarët. Kjo është një praktikë e njohur të cilën e bëri edhe Sali Berisha kur fitoi zgjedhjet në vitin 2005. Ajo rezultoi e dështuar pasi Berisha jo vetëm mbylli celularin, po se e kuptoi për hir të së vertetës se kishe edhe njerëz që e bënin me kënaqësi informacionin nga një lloj trashëgimie që i kishte dhënë komunizmi. Unë e dua ministrin e rendit jo për vete, nuk kam ndërmend të bëj krim po edhe nëse bëra jam i sigurtë që nuk e dua ndihmën e tij. Unë e dua ministrin e rendit për fëmijët të shkojnë në shkollë, për halabakët që të mos kërcenojnë gazetarët, për rrugaçët që të mos kërcenojnë drejtuesit. Kaq më vlen. E nisa këtë shkrim me një motiv të vetmin. Pak ditë më parë një miku im më thotë se një ish spiun i dëbuar nga Shkodra që është banor i lagjes dërgon sms në polici dhe menjëherë vinë policët. Madje sipas tij këtë ish spiuni i bashkohet edhe një hidraulik, një ish tranier dhe një shofer dhe të gjithë këto shfrytëzojnë një ish spiun për të bërë terror ndaj familjarëve pas një urdhëri të ministrit. Unë i kam shkruar vetë ministrit si qytetar për ato që ndodhin, për ato që duhet të ndërhyjë. Ka një gjë të çuditshme në urdhërin e ministrit dhe atyre që e zbatojnë. Unë do të flas me emra policësh se e kam bërë këtë gjithnjë dhe më duhet të jem i paaftë po nuk e bëra. Po nuk është ky kënvështrimi i këtij shkrimi. Ka ardhur në një lagje të Durrësit një shkodran që e ka përzënë komuniteti. E ka përzënë pasi është spiun, është me probleme mendore. Madje është për t’u arrestuar pasi persekuton vajzën e tij duke e mbajtur të mbyllur. Ky është jeriu që e shfrytëzojnë pas vetes disa intelektual apo socialistë dhe ai nuk e resht telefonin ndaj policisë duke denoncuar. Po nuk është ky i vetmi problem. Kam dy vjet që nuk e kam takuar drejtorin e pooicisë. Kam 10 vjet që zëdhënsja e tij më mohon si gazetar pasi është bërë vegël politike dhe luan me zile. Po nuk mund ta konceptoj dot që drejtori i policisë të shkojë të takojë një qytetar që i rrin pas drejtorit të spitalit për të dalë në Kemp nga trutë dhe aq më shumë për gjëra ordinere. Ka edhe moral detyra dhe për këtë kreu i policisë duhet të verifikojë informacionin nga vjen. Nëse ky njeri i ka bërë një sms ministrit dhe ky i fundit e ka lënë si detyrë për ta zbardhur, kjo nuk do të thotë që një psikopat që duhet marrë urgjent në analiza dhe kurim të tallë bythën me policinë. Ky fakt ka ndodhur dhe turpi është se ata që shkojnë për  telefonatat e tij janë ata inspektor lagje që kanë vjedhur vota, që rrijnë me rrugacë, me drogaxhinj dhe që ndajnë lekë me to. Ata po t’i thërrasësh për hall nuk vijnë, po kur i therret një psikopat ata vijnë se ka dhënë urdhër ministri. Unë jam nga ata njerëz që e dua denoncimin, e kam vuajtur atë shtatë vite dhe nuk e kam treguar në salla gjyqi. Por ama jam i atij mendimi se institucioni i informimit qytetar është përgjegjësi dhe jo trashëgimi spiunësh. Me siguri që policët që e kanë keqkuptuar do t’i sqarojë ministri Tahiri.