Home Aktualitet Denoncimi i aerobistes që na “zgjonte” në RTSH: Më kanë ngacmuar shokët...

Denoncimi i aerobistes që na “zgjonte” në RTSH: Më kanë ngacmuar shokët e burrit dhe drejtues të institucioneve. Vjehrri më ndau nga burri

Ish-balerina e njohur shqiptare dhe aerobistja, Linda Kalemi, e cila për vite me radhë na zgjonte me emisionin e saj me ushtrime në RTSH, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Në një lidhje me Skype për “ABC”, ajo ka treguar se shokët e bashkëshortit dhe shumë drejtues të institucioneve të ndryshme, e kanë prekur, tërhequr deri në sforcime.

Linda ka thënë se do t’i nxjerr në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra.

Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njëriu më i rëndësishëm.

Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. 

Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftojë këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem.

Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. 

Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ ma dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin. 

Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Ajo është divorcuar tre herë nga bashkëshorti dhe sot ruan një marrëdhënie shumë të mirë.

Linda ka treguar se në fillim ka qenë ish-vjehrri që e ndau pasi bëri një kërkesë në gjykatë, ndërkohë që ajo dhe burri nuk donin. Ata vazhdonin të takoheshin me njëri-tjetrin.

Vjehrri kishte shumë autoritet dhe një profesion të mirë, kishte një status, një autoritet, por nuk donte që nusja e tij të vinte netëve dhe të rrinte jashtë. Edhe shkoi pas 4 vitesh martesë në gjykatë të kërkojë për të ndarë djalin”, tha ajo.

Previous articleGrabitet banesa e një gruaje në Krujë, 2 autorët marrin 800 euro
Next articleValencia kërkon Bajramin, Empoli pret ofertën e duhur