Home Bota Dënohen me burg deputetët që sulmuan kolegen shtatzënë në parlament

Dënohen me burg deputetët që sulmuan kolegen shtatzënë në parlament

Dy ligjvënës të opozitës senegaleze u dënuan me burg të hënën për një sulm të dhunshëm ndaj një kolegeje shtatzënë gjatë një seance të parlamentit muajin e kaluar. Dy deputetët mohuan përgjegjësinë, pavarësisht se sulmi u kap në video.

Përveç gjashtë muajve burg, Mamadou Niang dhe Massata Samb të partisë PUR u urdhëruan të paguanin së bashku pesë milionë franga senegaleze (8200 dollarë) si dëmshpërblim për viktimën, Amy Ndiaye të koalicionit qeverisës ‘United in Hope’.

Samb e goditi Ndiaye në fytyrë gjatë një debati për buxhetin në fillim të dhjetorit, pasi dyshohet se ajo bëri një koment nënçmues për një lider mysliman me ndikim. Ndiaye u përgjigj duke i hedhur një karrige, përpara se Niang ta shkelmonte në stomak.

Ndiaye u shtrua në spital dhe avokatët e saj pretenduan se goditja e vuri atë në rrezik për të humbur fëmijën e saj. Ndërsa ajo ka dalë nga spitali, avokati i saj i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se ajo ‘mbetet në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë’.

Niang dhe Samb mohuan çdo keqbërje. Një anëtar i ekipit të tyre ligjor i tha AFP se ata planifikojnë të apelojnë vendimin.

Previous articleBE gjobit Facebook dhe Instagram me 390 milionë euro për reklama të personalizuara
Next articlePërfshihet nga flakët një magazinë në Devoll ku mbaheshin zahiretë e dimrit