Home Histori Dënimi me vdekje i atentatorit komunist durrsak

Dënimi me vdekje i atentatorit komunist durrsak

Nga Aleksaner Cangonja
Mëngjesi i datës 5 nëntor 1943 në Durrës do përgjakej nga një atentat i cili do i merte jetën një figure me kontribute të mëdha kombëtare, ai do ishte Idhomeno Kosturi i cili ishte dënuar me vdekje nga komunistët e qytetit të Durrësit.
Idhomeno Kosturi ishte nga qyteti i Korcës ku ishte larguar herët prej vendlindjes dhe qe vendosur në Durrës. Ai bënte pjesë tek tregtarët e mëdhenj jo vetëm të qytetit por të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu Kosturi njihej si filantrop dhe bamirës në komunitetin durrsak. Ai qe i pa angazhuar në politikën aktive për një kohë të gjatë që prej vitit 1924 si zv.kryeministër në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli dhe më pas u mor kryesisht me bizneset tija. Në kapitullimin e Italisë fashiste dhe ardhjen e trupave Gjermane në territorin shqiptar Idhomeno Kosturi mer pjesë në zgjedhjet e 1 tetorit 1943 ku zgjidhet dhe deputet i Korçës. Më 25 tetor 1943 zgjidhet kryetar i Kuvendit Kushtetues Kombëtar Shqiptar dhe e mban këtë detyrë deri në ditën e vdekjes më 5 nentor 1943.
Por rikthimi i tij në politikën aktive i shqetësoi komunistët e qytetit të Durrësit të cilët kishin filluar me aksionet e tyre guerrilase duke bërë një sërë atentatesh, vlen për të përmendur rastin e Av.Hysen Myshketës të cilin i zunë pritë në një nga rrugët e Durrësit duke e qëlluar dhe shkaktuar plagë të rënda që pas disa ditësh do i sillnin dhe vdekjen atij. Po ashtu aksion tjetër i komunistëve të Durrësit ishte dhe vrasja e arsimtarit Qemal Mici i cili kishte mbaruar studimet në shkollën teknike “Harry Fultz” për arsimtar, faji i tij i vetëm qe se ishte kundëndërshtar i ideve politike të komunistëve prandaj qarkori i qytetit urdhëroji ekzekutimin e tij.
Pra këto vrasje kishin filluar të terrorizonin qytetin por vrasja e Kosturit do të kishte impakt më të gjërë, prandaj qarkori i Durrësit urdhëroji vrasjen e tij. Përsipër këtë e mori Kol Jovan Laku i cili vinte nga shtresa puntore. Ai ishte një i ri i cili kishte spikatur dhe në aksionet e tjera të kryera nga komunistët, gjithashtu Laku ishte arrestuar dhe në demostratën 12 prillit 1942.
Kol Laku u ngarkua që në mëngjesin e 5 nëntorit do kryente atentatin, ai prit momentin që Idhomeno Kosturi do dilte nga banesa e tij në bulevardin tregtar të Durrësit dhe do e qëllonte me një plumb në kokë që do i sillte vdekjen e menjëhershme Kryetarit të kuvendit.
Gjithsesi nuk do kalonin shumë kohë dhe në muajin shkurt vitit 1944, Kol Laku do arrestohej në një operacion të forcave gjermane të Gestapos në zonën e Shijakut. Ai do dërgohej menjëherë në gjykim dhe në sajë të hetimeve Gjykata Posaçme për Faje Politike do e dënonte Kol Jovan Lakun me varje në litar për kryerjen e veprave terroriste në popullate. Edhe pse ai do e pranonte fajin dhe do kërkonte faljen e jetës ai do varej në sheshin përpara ish godinës së bashkisë së Tiranës (sot muzeu kombëtar).
Në mars të vitit 1944 kryeministri Rexhep Mitrovica do i dërgonte shkresën Këshilliti të lartë dublikatën e shkresës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Xhafer Devës dhe kopjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për Faje Politike “mbi dënimin me vdekje të quajtunit Kol Laku si edhe lutjen për falje të paraqitun prej të dënuemit”
Këshilli i Naltë vendos:
Tue pamë vendimin e Gjykatës së Posaçme për Faje Politike, paraqitë me shkresën Nr.Res.Special 1. Date 1 mars 1944 të Krysesis së Këshillit Ministruer,
DEKRETON
Aprovimin e vendimit të sipër-përmendum të Gjykatës së Posaçme për Faje Politike, mbi dënimin me vdekje të Kol Jovan Laku nga Durrësi, për arsye se merrte pjesë në partinë komuniste për kryemjen e veprave terroristike, në nji date të paditun në qytetin e Durrësit ka vramë Patriotin e shquem Idhomene Kosturin, me rastin qi viktima dilte nga shtepija e tij; gjithashtu i përmenduni së bashku me shokë të tjerë kanë qëllue dhe vramë Ceko Beun nga Kavaja dhe Qemal Micin mësues po në Kavajë, dhe Urdhënon ekzekutimin e tij.
Tiranë, më 8 Mars 1944
Kryetari:
Mehdi Frashëri d.v.
Antar:
Lef Nosi d.v.
Ministri i P. të Mbrendshme:
Xhafer Deva d.v.
Asht nji me origjinalin
Sekretar i Përgjitshëm i Kryesis Këshillit Ministravet
(Nedim Kokona)
Në foto atentatori Kol Laku, dhe dekreti për dënimin me vdekje të tij.
Previous articleNgjarje horror, vriten 10 persona në park, zbardhen dyshimet e para
Next articleBrisida Shehaj rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon për ndarjen para një viti