Home Aktualitet Dëmtohen skulpturat e Korçës, nisin hetimet

Dëmtohen skulpturat e Korçës, nisin hetimet

Mëngjesin e sotëm persona të paidentifikuar kanë dëmtuar skulpturat e parkut të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve, janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar thyerjen e skulpturave.

Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin, duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, e cila ka filluar hetimet. Ështe e disata hera që skulpturat e parkut janë dëmtuar dhe thyer.

Previous articleRENDITJA/ 10 qytetet me nivelin më të lartë të jetesës në Europë
Next articleMourinho vendos për të ardhmen, trajneri ka një kusht të ri për Romën