Home Politike Demokratët kanë përçmim për PL-në dhe Ilir Metën

Demokratët kanë përçmim për PL-në dhe Ilir Metën

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur për zhvillimet më të fundit në politikë, në këtë periudhë mjaft të vështirë për opozitën.

Duke qenë se zgjedhjet lokale janë përpara, opozita po tenton të bashkohet duke bërë koalicione të me parti të vogla, në mënyrë që të arrijnë epërsinë përmes forcës numerike.

Në analizën e tij gjatë intervistës për “Breaking”, ai shprehet se e njeh mire PD-në dhe se në fakt demokratët kanë një lloj përbuzje ndaj Partisë së Lirisë dhe kreut të saj.

“E vetmja shpresë e tyre është forca numerikë. Është një marrëdhënie që nis nga keqbesimi, jo mirëbesimi. Nuk është një marrëdhënie parimore. PD e njoh më mirë dhe nga ana e demokratëve, ka një lloj përçmimi për PL dhe për Ilir Metës personalisht”, u shpreh Patozi.

Më tej, Patozi theksoi se Berisha po bashkëpunon edhe me grupime të vogla, të cilat nuk kanë pushtet për të fituar, por kanë mundësi të prishin punë.

Previous articleInaguruan metronë e hapur në Indi me grafiti, arrestohen 4 shkrimtarë italian
Next articleGreqi/ 35-vjeçari gjendet i vdekur me fytin e prerë me sharrë, dyshohet se është shqiptar