Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka falenderuar struktuarat e Partisë Demokratike, dhe votuesit. Xhaferraj shprehet se janë në proces të dokumentimit të vjedhjes së votës dhe sipas tij nuk do të lejojnë Rilindjen të mbulojë gjurmët e krimit të kryer.
Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë e më gjërë, të cilëve iu vodh mundësia e përfaqesimit nga një qeveri e ndershme dhe europiane si alternativa e z. Lulzim Basha.
Sot, ndihem vecanërisht falenderues për strukturat e Partisë Demokratike, punën e palodhur dhe idealizmin e tyre, i cili është esenca e partisë tonë. Ndihem gjithashtu falenderues për cdo person i cili votoi për ndryshimin duke refuzuar të deformojë vullnetin e tij apo shiste votën për interesa të ngushta dhe afatshkurtra personale.
Partia Demokratike dhe lidershipi i saj patën një rritje substanciale, sidomos gjatë dy viteve të fundit, e cila kulmoi me fushatën dhe zgjedhjet e 25 Prillit. Votat e marra ndershmërisht nga PD në këto zgjedhje pasqyrojnë një rritje të dukshme të saj në të gjitha qarqet e vendit.
Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes. Ky mision i rëndësishëm do garantojë se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve.