Home Aktualitet Demokratët e Durrësit akuza LSI: Na latë në baltë, ju jeni...

Demokratët e Durrësit akuza LSI: Na latë në baltë, ju jeni per vjedhje jo protesta

Demokratët dursakë kanë mbetur të zhgënjyer nga protesta e djeshme me gjithë propogandën që po bëjnë liderët opozitar se ajo ishte me e madhja që shtë bërë ndonjëherë, fjalë të lëshuara këto edhe nga vetë ish kryeministri Berisha. Madje shumë prej tyre kanë pasur kurajon ta denoncojnë këtë farsë në rrjetet sociale  me pamje nga protesta apo edhe me  statuse ironike se e rrëzuan prapë qeverinë dhe Xhafën për të shkuar tek ironia më e madhe që duket se është dhe arsyeja e vërtetë që nuk mund të rrëzohet qeveria  apo ministra me kauza “babolesh”. Gjithsesi  demokratët janë treguar të ashpër edhe ndaj LSI në Durrës e cila sipas tyre nuk kishte marrë asnjë masë për protestën dhe sipas kontaktëve që kanë pasur vetë demokratët  vetëm një numër spontan ka qenë nga antarët e LSI nga Durrësi në këtë protestë dhe më shumë ata që kanë dashur të shihen para Monikës apo servilë deputetësh të LSI. “Njoh shumë nga antarët e LSI, kam edhe shumë muhabet me to se qëndrojmë kohë të gjatë bashkë dhe diskutojmë dhe më kanë pranuar që jo vetëm nuk kanë qenë në  protestë po as nuk e ka marrë kush mendimin ti organizojë. Ne o vëlla po nuk na tha Teri nuk e luajmë këmbën se ata të Tiranës e kanë mendjen për pushtet për vete, këtë kemi këtu ne. Ja kështu më thanë po kjo nuk do shumë  mend se ne ishim atje dhe nuk  i pamë se tashti njihemi”, është shprehur një nga  drejtuesit e grupseskionit të PD që ka shtuar gjithashtu se kur PD është bythë vaj medet si është LSI në Durrës dhe as që bëhet fjalë më për parti. “Ato janë për zyra vetëm, për pushtet , për koalicione dhe për të vjedhur dhe mendojnë që nëpërmjet protestave të PD do të fitojnë  përsëri atë që kanë humbur. Ata ajnë për burg dhe nuk di pse nuk ju turrën këta të PS se nuk k angel njeri nga ata që ka qenë në punë pa vjedhur”, ka vazhduar irritimin për boulevard neës  kreu i grupseksionit të PD, i cili e quan fatkeqësi koalicionin me LSI duke cituar atë që ndodhi dje ku PD kërkonte largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa Kryemadhi dilte dhe thonte se duhet të largohet Rama. “Si të largohet Rama. Po me fut vendin në zgjedhje Rama  ne nuk marrim as gjysmën e deputetëve që kemi si opozitë. Parti baftjari cfare te them mo”, ka përfunduar ai. Ajo dihet është se PD dhe LSI në Durrës nuk mund të lidhen kurrë organikisht jo vetëm nga lidershipi i tyre, por edhe nga pjesa militante, ku në PD e quajnë LSI si parti punësimi dhe pa asnjë lidhje me opozitën, po me shpresën për të gjetur punë dhe që në shumicë janë të majtë ashtu sic po e tregojnë duke mbajtur në shumicë vendet e punës, madje edhe drejtor deri tani.

Kur Ardi mori konfirmimin qe dasma do i behet, ja nisi me Baftjarin. Epo trashegime o Ardi. Monika Kryemadhi

Posted by Bes Kallaku on Sunday, May 28, 2017