Nëpërmjet një shënimi në “Twitter”, Delegacioni Europian në Shqipëri, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në orën 20:00 të dalin në ballkone dhe të duartrokasin për të gjithë ata që sot janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
Në postimin në rrjeton social thuhet se duartrokitja e mbrëmjes së sotme do të shkojë për mjekët, studieuesit, zjarrëfikësit, policët dhe të gjithë ata që janë duke luftuar me COVID-19.
“Ne duartrokasim me gjithë zemër duart tona sonte për profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit, zjarrfikëset, policët dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sonte në 20:00 dhe duke ndarë emoji në komentet më poshtë”, shkruan BE, në Shqipëri.