Merr pjesën më të madhe të votave, kandidati i PS-së fiton në Vorë. Kandidati i PS Blerim Shera ka shpallur fitoren në Vorë.
“Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident.
Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës”, tha Shera.
Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik.