Home Kosova Del dokumenti “sekret” evropian për Serbinë, SHBA e shqetësuar nga opozita në...

Del dokumenti “sekret” evropian për Serbinë, SHBA e shqetësuar nga opozita në Kosovë

Edhe pse në kushtet aktuale duket e vështirë që të arrihet një njohje zyrtare e Kosovës nga Serbia, përpjekjet e shtuara diplomatike perëndimore duket se kanë një objektiv të qartë: Edhe nëse Beogradi e shmang tani pranimin e Kosovës në OKB, që interpretohet si njohje joformale e Kosovës, pas disa vitesh pritet që ai ta bëjë këtë zyrtarisht.

Ky është thelbi i tekstit të një dokumenti që vjen nga zyrat e diplomatëve evropianë të cilët po punojnë për zbatimin e Marrëveshjes Evropiane.

Nga sa nënvizohet aty, njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë me hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian.” Tani për tani, bashkëjetesa përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve paqësore, pavarësisht dallimeve, është e vetmja gjë që bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Serbia dhe Kosova”, është mesazhi i përcjellë aty.

Aneksi për zbatimin e Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi po diskutohet intensivisht përpara 18 marsit, kur mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lidhur me Planin evropian dhe qëndrimin e opozitës në Kosovë ndaj tij, kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, tha një zëdhënëse e ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, e cila nënvizoi se Washingtoni është shqetësuar nga qëndrimi i dy partive opozitare kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./ Top Channel

Previous articleDakordësimi Kosovë-Serbi për planin e BE-së/ Ministria e Jashtme e Sllovakisë: Presim qasje konstruktive në negociatat e ardhshme
Next articlePasuritë e sekuestruara të familjes së Ervis Martinajt, GJKKO hedh shortin, kush është trupa gjyqësore që do të shqyrtojë ankimimin