Home LifeStyle Deklarata e Atdheut për Donaldin ishte e pabesueshme, ndërsa për Borën as...

Deklarata e Atdheut për Donaldin ishte e pabesueshme, ndërsa për Borën as miq nuk janë

Ngjarjet e fundit në Big Brother Vip, ku Donaldi është afruar së tepërmi me Beatrix, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Një ndër personat që kanë reaguar është dhe ish-konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina. Ai vazhdimisht ka bërë pastime ku ironizonte Bora Zemanin, pasi kjo e fundit kishte deklaruar se do e priste Donaldin dhe mbante varësen e tij.

Atdheu ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up”, ku ka folur për Borën dhe ka thënë se ajo është një vajzë e bukur dhe njeri i mirë, por mes tyre nuk ka asgjë, madje as miqësi.

“Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti, kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe acarohet dhe goca tjetër. Me Borën s’jemi miq, asgjë fare”, tha Atdheu.

Ai habiti edhe me deklaratën për Donaldin, për të cilin tha se është lojtar i fortë dhe e sheh në finale. Megjithatë për Atdheun fituese është Arjola.

“Donaldi është lojtar i fortë, jam fans i tij, është finalist por jo fitues, se Arjola do fitojë”, tha ai.

Atdheu shprehu sërish mbështetjen për Arjolën dhe tha se e ka mike, ndërsa për Antonelën tha se vjen një pikë kur ajo acarohet e nuk di çfarë thotë.

“Arjolën e kam shoqe, do e mbështes deri në fund, kur kam ardhur këtu ishte e vetmja që më ka mbështet. Unë për vete e kam mbyll si muhabet këtë diskutim, edhe postet në Instagram që i kam bërë ishin mbështetje për Arjolën, por Antonelën nuk e kam hedh poshtë, as kunjë, asgjë.”, deklaroi Atdheu.