Home Kronika Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po...

Deklarata e Ardjan Çapjas/ Rexhepi: I shqetësuar se klani i tij po sulmohet dhe kundërshtarët jo, Elbasani shtet brenda shtetit

Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live në Shqipëri’, Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se deklarata e Ardian Çapja, ku përfshiu edhe një politikan të lartë do të ishte një skandal i madh nëse do ishte i vërtetë. Për ekspertin, ky është një mënyrë e Çapja që po vetëmbrohet, pasi është i mendimit se klani i tij po sulmohet, e ndërsa kundërshtarët fisi Çela nuk “po i hyn gjë në këmbë”.

Në gjykimin tim është një mesazh i koduar, por jo dhe aq se ka nxjerrë emrin e politikanit, është shantazh i drejtpërdrejtë, nëse është i vërtetë drejtësia duhet të ndalet në mënyrën më të rreptë, nuk është se nuk i përballon dot situata të tilla. Akti që ai u detyrua të flasë është që ai vetë ose klani i tij, familja e tij ndihet e rrezikuar dhe në një prishje ekuilibrash, pra drejtësia po lëviz në mënyrë selektive, klani i Çelave duket më i suportuar dhe ai po lëviz gurët e tij. Trazira më e madhe u bë me “super maketin Dumani” dhe hapja e atij thesi prishi shumë ekuilibra në Elbasan, Durrës, Tiranë. Dhe Çapja ka informacione për të gjitha lëvizjet, por pavarësisht kësaj deklarate për të shpëtuar ose jo veten, gjykoj që drejtësia duhet të ndalet në mënyrë të rremë, deklarata e tij implikon shumë njerëz.

Nëse deklarimi i tij është i vërtetë, kjo është skandaloze, por nuk është ngjarje që s’ka ndodhur, se ke anëtarë të forcave elitare që shoqërojnë njerëz të krimit, inkriminimi në vend ka arritur në nivele, krimi po i kthehet politikës në problem, Historia e Capjas, ai mendon se klani tjetër nuk po shqetësohet, ndërsa Capjat po vihet para drejtësisë, por ligji duhet të jetë i barabartë. Ai transmeton një mesazh që thuhet se është i koduar, por nuk është aspak”, tha eksperti.

Në fund, ai është i mendimit se Policia, Prokuroria dhe Gjykatat po janë duke punuar në presion duke thënë Elbasani është shndërruar në një shtet brenda shtetit, me ligjet dhe rregullat e tyre.

Previous articlePL dorëzon amendamentet për buxhetin e 2023 për arsimin: Ta shpëtojmë vendin nga braktisja
Next articleA i doli pija Vjosa Osmanit, se Albini vepron si lugati natën