Home Bota Degert: Në qershor BE e përcakton datën për Serbinë

Degert: Në qershor BE e përcakton datën për Serbinë

degertShefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, konsideron se në qershor do të përcaktohet data për fillimin e negociatave për pranim të Serbisë në BE.

“Besoj se në qershor, kur vendoset për fillimin e negociatave, mendimi do të jetë pozitiv dhe se Serbia do t’i plotësoj kriteret e njohura”, u tha sot Degert gazetarëve në Beograd.

Sipas vlerësimit të tij, rënia e mbështetjes së qytetarëve për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, është pasojë e vendimeve për lirim në Tribunalin e Hagës dhe shtyrja e vendimit të BE-së për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave për pranim të Serbisë në BE.

“Mosdurimi dhe zhgënjimi është reflektuar në numra, ashtu sikur kriza ekonomike në BE dhe Serbi”, tha Degert.

Previous articleKryeziu: Reforma zgjedhore, peng i liderëve politik
Next articleDuajini zotat dhe mendoni me dashamirësi për vdekatarët