Të gjitha strukturat e degës së LDD-së në Junik me Kryetarin Shpejtim Gacaferi, kalojnë në LDK. Ndërsa Dega e LDK-së në Junik e ka përshëndetur dhe mirëpritur rikthimin e LDD-së në shtëpinë e vjetër të LDK-së.
Anëtarët e ish-degës së LDD-së në Junik me kryetarin Shpejtim Gacaferi e kanë falënderuar LDK-në për mikpritjen dhe kanë përgëzuar anëtarësinë duke uruar se të bashkuar Lidhja Demokratike e Kosovës do të ngadhënjejë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të vazhdojë të jetë ndjekëse e denjë e filozofisë politike të Ibrahim Rugovës.
Me këtë akt LDK-ja fuqizohet edhe në Kuvendin komunal të Junikut, sepse përfaqësues të LDD-së do të funksionojnë në kuadër të grupit të këshilltareve të LDK-së ne Kuvendin Komunal në Junik, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Degës se LDK-se Junik, të nënshkruar nga nënkryetari Xhavit Velijaj.