Home Sport Dedikimi prekës i Leo Messit, i golit të tij të parë me...

Dedikimi prekës i Leo Messit, i golit të tij të parë me Inter Miamin…

Debutimi i Lionel Messit me Inter Miami në Kupën e Ligave ishte emocionues nga fillimi deri në fund. Po aq sa vorbulla që iu bë MLS dhe botës së futbollit në përgjithësi, që nga nënshkrimi i kampionit të Botës, me skuadrën në pronësi të Jorge Mas  dhe  David Beckham.

Pak ditë më parë bujaria e Leos u bë kryefjalë, pasi praktikisht nga hiçi, ai iu përgjigj një kërkese të bashkëlojtarit të tij Leonardo Campana, i cili po kërkonte bileta për prezantimin e ‘Pleshtit’ të dielën e shkuar në stadiumin DRV PNK.

Kjo ditë nisi, me takimin e argjentinasit në tribunë me një tjetër të madh në kulmin e legjendës së tij, basketbollistin LeBron James, me të cilin shkëmbyen fjalë dhe një  përqafim të madh që u bë virale, sapo u përhap në rrjete.

Messi hyri si zëvendësues kur ndeshja ishte 1-0 me golin e shokut të tij të skuadrës  Robert Taylor, por më pas Cruz Azul arriti të barazonte rezultatin. Inter Miami u lodh duke krijuar raste, përpjekje që u shpërblye pothuajse në fund të lojës me një gol të mrekullueshëm nga një goditje dënimi, që tashmë është historia e gjallë e futbollit amerikan.

Dhe këtu Leo iu rikthye bujarisë: ylli argjentinas ia kushtoi golin dhe lojën shokut të tij të skuadrës Ian Fray, i cili u largua nga fusha për shkak të një dëmtimi, përballë shqetësimit të dukshëm nga të gjithë anëtarët e Inter Miami: “Dua t’ia kushtoj fitoren Ian-it që vuante  në dhomat e zhveshjes për shkak të një dëmtimi. Ai është një djalë shumë i ri , i cili shpresoj që një herë të rikuperohet,”- u shpreh në mikrofon ylli argjentinas Messi në fund të ndeshjes.

Previous articleE rëndë në Tiranë, 58-vjeçari rreh gruan dhe dy nuset e djemve
Next articleTragjedia me 4 viktima në Gramsh/ Bashkia merr vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për familjen Zogu