Home Aktualitet Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët, pezullohen tre efektivët e...

Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët, pezullohen tre efektivët e policisë

Babai me dy djemtë u përplas me ‘Shqiponjat’, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra babain me dy djemtë.

Babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Të pezulluar janë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Previous articleMe para dhe shpërblime të tjera, Rusia përpiqet t’i joshë burrat të luftojnë në Ukrainë
Next articleParada planetare / 5 planetë mund të jenë të dukshëm në qiellin e natës këtë javë