Home Kosova Debati i fundit për gjuhën, Latifi: Luftë e agjencive turistike joshqiptare për...

Debati i fundit për gjuhën, Latifi: Luftë e agjencive turistike joshqiptare për të tërhequr qytetarë nga Kosova

Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar debatin e fundit në opinionin publik rreth vendosjes së titrave të serialit “Rrushe” gjatë shfaqjes në Shqipëri.

Ai beson se seriali ”Rrushe“ është ”vetëm fillimi i këtij tregimi”.

”Po afrohet sezona profitabile e pushimeve verore, prandaj është koha me dalë me sha Shqipninë, me dalë me folë keq për Shqipninë, me thanë “ata t’Shqipnisë nuk na duan, na përbuzin, na urrejnë, ata janë t’poshter e na jemi ma t’mirë se ata”, e blla blla blla”.

Në Kosovë ka pasur shumë reagime pasi shfaqja e këtij seriali nga Kosova në Top Channel kishte edhe titra.

Opinionet janë të ndryshme, ka prej atyre që e shohin si “tendencioze“, por qarkullon edhe mendimi tjetër se “televizioni po i përmbahet standardes”.

Previous articleRama takim falënderimi në Kukës, batuta për Gjicin: Mos u mërzit po, tani të gjitha rrugët të çojnë në Tropojë. Ka edhe një batutë për Majkon
Next articleU arrestua në Greqi si shok i Laert Haxhiut, kush është Firdeus Berberi dhe si i bëri atentat djalit të biznesmenit në Pogradec