Home Politike Debatet në Parlament për ndryshimin e rendit të ditës, ndërpritet për 30...

Debatet në Parlament për ndryshimin e rendit të ditës, ndërpritet për 30 minuta seanca plenare

Ndërpritet për 30 minuta seanca plenare. Nënkryetarja e Kuvendit vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta dhe të mblidhet konferenca e Kryetarëve.

Seanca nisi me debate pasi maxhoranca futi në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimi i rendit të ditës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla solli revoltën e opozitës, e cila tha se nuk ishin të mjaftueshme votat.

Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët. Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë.

Previous articlePolonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë
Next articleUshtari amerikan kaloi kufirin! SHBA: Koreja e Veriut nuk i përgjigjet thirrjeve për lirimin e tij