Home Politike Debate në Komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe: Paratë për bujqit nuk mjaftojnë

Debate në Komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe: Paratë për bujqit nuk mjaftojnë

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua shqyrtimi nen për nen i projektbuxhetit dhe ligjeve të paketës fiskale për vitin e ardhshëm.

Mbledhja pati debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave. 

Deputeti socialist tha se paratë shtesë për drejtësinë po jepen pa një analizë të mirëfilltë. 

Shqetësimi tjetër lidhej me mbështetjen financiare të fermerëve dhe skemën e naftës falas. Braçe tha se shuma e projektuar është e pamjaftueshme, në një kohë që sipas tij janë 13 mijë fermerë që kanë plotësuar kriteret që nuk kanë marrë paratë për këtë vit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se shifra e parashikuar në buxhet për vitin e ardhshëm mund të ndryshojë.  

Previous articleVIDEO/ Belinda Balluku replikon me Berishën: Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala
Next articlePërmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në qarqet e prekura, banorët në Shkodër kthehen në shtëpitë e tyre