Home Aktualitet Debat me tone të forta mes Piperos dhe Dashos për situatën e...

Debat me tone të forta mes Piperos dhe Dashos për situatën e Covid-19 në vend: Këto janë justifikime…

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho dhe Pëllumb Pipero kanë debatuar mbrëmjen e djeshme lidhur me numrin e vdekjeve nga Covid në Shqipëri.

“Unë nuk kam një grafik të vdekshmërisë në të gjithë vendet për ti krahasuar ato. Në javën e fundit ka një tendencë të rënies së rasteve në Evropë. Dhe kjo ka sjellë edhe një ulje të masave. Përsa i përket Shqipërisë besoj që një nga arsyet është mosrespektimi siç duhet I masave parandaluese. Flas edhe për përgjegjësinë  e institucioneve. Është e rëndësishme të kontrollohen masat shtrënguese. Këto janë dy arsyet kryesore që kanë mundësuar shtimin e  rasteve. Festimi pas një lloj kufizimi i festave të fundvitit, moskufizimi i lëvizjeve nga njëri qark në tjetrin. Një arsye tjetër është mosrespektimi i masave parandaluese në transportin publik. Janë disa arsye që kanë çuar në shtimin e  rasteve, Një arsye tjetër është edhe fushata elektorale. Shumica e aktiviteteve të forcave poltike nuk shoqërohen me masa”, tha Pipero në një intervistë.

Ndërkohë që Dasho u shpreh i indenjuar se mjekët i bëjnë fresk qeverisë dhe dalin me justifikime nga më të çuditshmet.

‘Unë mund të çuditem kur dëgjoj mjekët që i bëjnë fresk qeverisë të dalin me justifikime nga më të çuditshmet, madje edhe të akuzojnë edhe publikun se feston më mënyrë të papërgjegjshme.

Nuk na takon ne mjekëve, të flasim në këtë mënyrë. Ka një arsye. Kemi një dështim shumë planësh në menaxhimin e Covid. Kemi një kryeminisër të papërgjegjshëm që ka monopolizuar përgjigjen e Covid që nga momentet e para deri më tani. Kemi një kryeminisër mashtrues i cili vjet deklaronte që nuk ka nevojë për maska në parlament, pastaj kalonte në ekstremin e kundërt ku vendoste gjoba për maskat e leckave në rrugë

Kemi një kryeministër mashtrues që thoshte nuk kemi nevojë për testime kur të gjithë ne thoshim ka nevojë për të.

Kolegët në Shqipëri i mbanin iso në mënyrë të turpshme qeverisë dhe vazhdonin të thoshin nuk ka nevojë për testime kur OBSH thoshte gjurmo- testo.  Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që mashtronte me numrin e vdekjeve.

Kur dolën raportet e INSTAT dolën se gjysma e vdekjeve fshiheshin.

Dhe vijmë të vaksina që janë sjellë më pak se 70 mijë vaksina dhe Rama deklaronte sikur këto do shpëtonin popullisinë. Kur këto mjaftojnë vetëm për 1.2 përqind të popullsisë. Po të shikosh Izraelin apo Britaninë,  do shikojmë që në Shqipëri kemi një shoë me vaksinën. Vdekshmëria është katastrofike. Jemi me 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet e para në botë për vdekshmërinë. Covidi ka bërë kërdinë në familjen e shqiptarëve. Kurse kryeministri bashkë me onturazhin e tij bëjnë shoë pas shoë dhe nuk marrin masa për jetën e shqiptarëve”, u shpreh Dasho.

SOURCEbulevard news
Previous article“Së afërmi lajme të mira”, ministrja Manastirliu bën publik informacionin e rëndësishëm
Next articleNdërron jetë para kohe akademiku i njohur, ministrja Kushi: Do ta mbaj mend përherë si njëri të palodhur!