Home Sport Data e debutimit të CR7-ës me fanellën bardhezi

Data e debutimit të CR7-ës me fanellën bardhezi

Cristiano Ronaldo do ti bashkohet skuadrës së Juventusi më 30 korrik përpara sezonit të SHBA-së. Super ylli portugez i është bashkuar bardhe zinjve në një kontratë katër vjeçare dhe gjatë ditës së hënë do të bëhet prezantimi i tij në stadiumin Allianz. Duke qenë se qe pjesë e botërorit, klubi i ka dhënë leje që pas prezantimit ti kthehet pushimeve.Ky kalim i Ronaldos ka tërhequr mjaft vëmendjen e tifozëve dhe jo vetëm.

Më 26 dhe 28 korrik Juventusi do të përballet ëme Bayern Muniche dhe Benfica-s në Kupën ndërkombëtare të kampionëve por ‘SportMediaset’ ka raportuar se  Cristiano Ronaldo nuk do të luajnë në këto ndeshje. Dy ditë më vonë  bardhezinjtë do të përballen me ish-klubin e  Ronaldos Real Madrid në Maryland.