Home Kronika Dan Hutra drejt BURGIMIT TË PËRJETSHËM! Vrasësi serial del sot para Gjykatës,...

Dan Hutra drejt BURGIMIT TË PËRJETSHËM! Vrasësi serial del sot para Gjykatës, braktiset dhe nga familja

Ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të dalë për të mësuar masën e sigurisë autori i krimit të trefishtë, Dan Hutra.

Prokuroria ka ngritur 3 akuza për vrasësin që realizoi tre krime të njëpasnjëshme, të mirëllogaritura në kohë.

Prokuroria ka ngritur akuzat e ‘vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘vrasjes me paramendim’ dhe ‘prodhimit dhe mbajtjes pa leje e të armëve’ ndaj 41-vjeçarit Dan Hutra.

Vrasësi gjakftohtë me shumë gjasë do të mbrohet nga një avokat kryesisht i siguruar nga shteti, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Hetime po kryen edhe nëse në masakrën e 1 marsit ku humbën jetën Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.

Dan Hutra me precedentë të mëparshëm penalë, rrëfeu të gjithë kronologjinë e masakrës duke shtuar se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por që nuk e realizoi dot pasi u prangos nga Policia.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Prokuroria do të kërkojë një ekspertizë të gjendjes mendore për 41-vjeçarin, ndonëse ai vetë ka treguar se në fakt nuk është i penduar për masakrat e kryera brenda një harku kohor prej gjysmë ore. Policia dhe Prokuroria tashmë veç të tjerave do të kërkojnë vetëm nëse Hutra ka komunikuar me ndonjë person tjetër për planin e tij terrorist, ndonëse sipas të dhënave nuk është gjendur ende ndonjë lidhje e tij pas tri ditë hetimesh.

Policia bën me dije se Dan Hutra nuk ka pasur mbështetjen e familjes në ato ngjarje duke lënë të kuptohet se ai në një farë mënyre është i braktisur prej tyre, ashtu siç pritet të braktiset dhe të mos mbrohet as nga ndonjë avokat.

Previous articleShtrenjtimi i kryeqytetit, të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Mal të Zi dhe Greqi
Next articleRama: Loti 5 në Unazën e Madhe të Tiranës po merr formë dita-ditës