Home Kronika Dalin pamjet nga banesa që u grabit në Lezhë, çifti i bashkëshortëve...

Dalin pamjet nga banesa që u grabit në Lezhë, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital pas dhunës nga hajdutët

Çifti i bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi, të cilët u grabitën dhe më pas u dhunuan, nga persona të paidentifikuar kanë përfunduar në spital.

Burime bëjnë me dije se çifti ka marrë dëmtime nga dhuna e grabitësve. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe pamje nga banesa e cila u grabit mbrëmjen e shkuar. Një banorë i zonës tha se në zonë ka vetëm të moshuar.

‘Këtu vetëm pleq ka. Të rinjtë janë jashtë shtetit. Ato janë në spital, kështu thonë kushërinjtë e vet. Këto punë si bëjnë këto, nuk janë njerëz, janë zero.’– u shpreh banori.

1621840712_dera.jpg