Ditën e shtunë do të jetë mbledhja e këshillit bashkiak ku pikat më të rëndësishme do të jenë ajo e miratimit të taksave dhe tarifave vendore të qytetit të Durrësit por edhe miratimi i buxhetit të bashkisë për vitin 2018 si dhe projketbuxhetin agat mesëm të bashkisë për vitet 2018- 2020. Ndërkohë që një nga pikat e nxheta do të jetë dhe fondi për objektin “Studim – Projektim Rehabilitimi i Zonës Shkëmbi i Kavajës” Durrës. Ja rendi i ditës që është shpërndarë për këshilltarët ku surpriza do të jetë qëndrimi i këshilltarëve të LSI për të krijuar shumicë, ndërsa burime nga bashkia kanë bërë të ditur se Dako në rast të një refuzimi mund ta cojë ë bashkiak në zgjedhje të parakohshme, një lëvizje kjo që mund të jetë dhe një testim për zgjedhjet lokale që po afrojnë. Por ky është dhe një test i rëndësishëm për Dakon pas ngjarjëve dhe histerisë që ka ndodhur në kuvend vetëm pak ditë më parë.
Njoftimi i plotë
Ditën e Shtunë datë 23.12.2017 ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak prane Bashkise Durres zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do te jetë:
1.Per sistemin e Taksave dhe Tarifave vendore ne qytetin e Durresit
2.Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2018, si dhe projektbuxhetin afatmesem te Bashkise Durres per vitet 2018-2020
3.Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm (pba) për vitet 2019-2021 dhe buxhetit vjetor.
4.Për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit publik për territorin e Bashkisë Durrës, intenerarin, stacionet dhe oraret e tyre.
5.Për miratimin e fondit prej 15 000 000 lekë për objektin “Studim – Projektim Rehabilitimi i Zonës Shkëmbi i Kavajës” Durrës
6.Për miratimin e vlerës së qerasë për banesat sociale me qera seksioni iii me strukturë 1+1 dhe 2+1, shkozet durrës
7.Për miratimin e mbylljes së veprimtarisë ekonomiko-financiare të strukturës së njësisë së zbatimit të projektit piu.
8.Lënda : Relacion për miratimin e listës emërore të aplikantëve të klasifikuar për Banesë Sociale me Qera, Seksioni III (Strukturë 1+1 dhe 2+1), Shkozet, Durrës.
9.Për miratimin e sistemit të ri të adresave të bashkisë Durrës
SEKRETARI I KËSHILLIT
BASHKIAK DURRËS
Armand Tragaj