Home Aktualitet Dako, Shkaktarët e përmbytjeve në Durrës të dalin para gjyqit

Dako, Shkaktarët e përmbytjeve në Durrës të dalin para gjyqit

Durres-Vangjush-Dako Xhevo Gradica / Kryetari i bashkisë së Durrësit ka fajësuar drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare dhe institucionet e saj të varësisë në nivele lokale për gjendjen tejet problematike në Durrës të shkaktuara nga përmbytjet masive. Kryetari Vangjush Dako ka mirëpritur nisjen e hetimeve nga prokuroria për çështjen e përmbytjes së zonave, lagjeve dhe banesave e bizneseve të shumta në Durrës duke pohuar se situta të tilla kanë vite që përsëriten. Shqetësimi qytetar ka mëse dy muaj që ka nisur, ndërkohë që një ditë më parë është deklaruar zyrtarisht se prokuroria do të nisë të hetojë për shkakun e përmbytjeve dhe personat përgjegjës. Kanë qenë shumë ankesa qytetare të nisura në adresë të qeverisjes vendore e qendrore si dhe të institucioneve që hetojnë abuzimet të cilat kanë bërë të ditur deri në detaje problematikën. Këto ankesa janë adresuar në bashki, prefekturë, qark dhe deri në qeveri me shpresë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Durrësi është një nga rrethet që e ka ndier më shumë përmbytjen masive të banesave, bizneseve dhe tokave, ndërkohë që emergjenca thuasje nuk është ndier fare. Kryetari bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë të ditur se disponon dokumentacion të plotë për situatën tejet të vështirë të krijuar në këtë bashki për shkak të përmbytjeve. “Do të mbështesim prokurorinë dhe do të jemi të gatshëm për t’i shkuar deri në fund problematikës së përvitshme të shkaktuar nga përmbytjet e reshjeve të shiut”,-ka bërë të ditur për gazetën kryetari bashkisë, Dako. Ai ka qartësuar se situata e krijuar nga përmbytjet është përgjegjësi e qeverisë dhe isntitucioneve e strukturave të saj të varësisë. Durrësi përgjithësisht në ditë me reshje të shumta shiu përmbytet në më pak se një orë dhe kjo ngase ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimet dhe bordi kullimit nuk ushtrojnë përgjegjësitë. Dako ka thënë se janë të evidentuara pikat shqetësuese të cilat krijojnë situatën alarmante, ndërkohë që ka saktësuar se bashkia e ka të pamundur të reagojë për të detyruar shkaktarët të veprojnë në zgjidhjen e problemit. “Në prefekturë ka një zyrë më vetë e cila quhet zyra emergjencave dhe ajo duhet para së gjithash të evidentojë problemet dhe të raportojë për t’i futur në rrugën e zgjidhjes”,-ka bërë të ditur kryetari bashkisë së Durrësit. Në shënjesër të qortimeve është vënë shtabi emergjencave civile në prefekturë që prej 18 vitesh drejtohet nga Artur Lekbello. Ky shtab nisur nga ankesat e peticionet qytetare është tërësisht pasiv pasi nuk ka reaguar asnjëherë për të afruar ndihmë apo edhe për të relatuar lidhur me situatën. Ky shtab e ka justifikuar veten me dërgimin në ndonjë vend të një mjeti zjarrëfikës për të thithur ujin, por reagime të tilla kanë qenë sa për të krijuar idenë tek qyterarët se ka një interesim për të afruar ndihmë. Realisht në Durrës në disa zona ka dhjetra familje të përmbytura prej dy muajsh në një kohë që shteti hesht. Kryetari bashkisë Vangjush Dako ka thënë se “ Harta e banesave të përmbytura zgjerohet herë pas here dhe kjo ngase nuk ka veprim e reagim në terren”. Për situatën bashkia Durrësit ngarkon me përgjegjësi ujësjellës-kanalizimet sh.a dhe bordin e kullimeve të cilët jo vetëm që nuk kanë mdërhyrë, por edhe kanë lejuar përkeqësimin e situatës. Bordi kullimit nuk ka vënë dorë prej disa vitesh në pastrimin e kanaleve kryesore të cilat përcjellin ujin për në kolektorët e Porto Romanos. Këto kanale janë ngushtuar, mbushur dhe bllokuar në disa nyje duke sjellë edhe përmbytjet për arsye subjekitve, në një kohë që bordi kullimit nuk ka vënë askënd para përgjegjësisë. Edhe ujësjellës-kanalzimet që varet nga Ministria Transporteve e ministrit Sokol Olldashi nuk ka reaguar fare për të zhbllokuar gjendjen alarmante të krijuar. Edhe tani që reshjet kanë pushuar, uji në mjaft vende e zona ka izoluar dhjetra e qindra familje e biznese. Dëmet jo vetëm që janë të konsideruar, por edhe rishfaqen sa herë që vjen stina e vjeshtës dhe dimrit. Banorët kanë protestuar gjithandej por pa mundur të gjejnë zgjidhje dhe as mirëkuptim. Institucionet janë përpjekur të shfajësojnë veten duke ngarkuar me përgjegjësi të tjerët, në një kohë që gjithnjë e më shumë familjarët e ndeshur me situatën e pazakonte kanë humbur shpresat në kapërcimin e gjendjes. Nisja hetimeve nga ana prokurorisë ka risjellë besimin se ndoshta do i jepet fund çështjes së përmbytjes. Menjëherë pasi është bërë e ditur nisja hetimeve në Durrës për situatën emergjente të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe arsyet e përmbytjes, krerë të qeverisjes vendore kanë reaguar në forma të ndryshme. Kryetari bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka thënë se është i gatshëm të afrojë çdo dokument që kërkon prokuroria. Fakti se ujësjellës-kanalizimet dhe bordi kullimit nuk kanë varësi institucionale neë bashki e ka bërë Dakon të ndihet i çliruar nga hamendësitë dhe paragjykimit. “Shkaktarët e përmbytjeve në Durrës të dalin para drejtësisë”,-ka thënë Dako. Nga ana tjetër prefekti Durrësit Genci Alizoti është mundur të marrë në mbrojtje shtabin e emergjencave civile, ujësjellësin dhe reapartin e PMNZSH. Alizoti e ka pasur të vështirë të prononcohet si për situatën e vështirë të përmbytjes, edhe për nisjen e hetimeve nga prokuroria. Ai ka marrë mandatin e prefektit në saj të një kompromisi mes PD e LSI duke qenë përfaqësues i kësaj të fundit. Kjo e ka bërë edhe më të brishtë pozicionin e tij në gjykimin e përgjegjësive për situatën.

Previous articleMan.City nuk pranon huazimin e Balotellit
Next articleTensione në Egjipt, autoritetet pozicionojnë ushtrinë