Home LifeStyle Dafina Zeqiri dhe DJ Geek zgjedhin plazhin për të pushuar, publikojnë momente...

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek zgjedhin plazhin për të pushuar, publikojnë momente plot humor nga pushimet

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek kanë nisur pushimet. Ndonëse sezoni veror është tepër i ngarkuar për artistët pasi duhet të shkojnë në koncerte, arrijnë të gjejnë kohë edhe për të shijuar plazhin.

Në fotografitë e postuara në rrjete sociale duket se po marrin rreze dielli ndërsa nuk mungojnë batutat. DJ Geek nuk ka hezituar të tregojë se si i kalon pushimet me Dafinën.

Në një imazh me filtra shfaqet me gotë në dorë pranë Dafinës ndërsa mbajnë gotat me pije në duar. “Pas gotës së tretë,”-shkruan Dj Geek, teksa shfaqet me një filtër me mikrofon duke kënduar.

Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020 dhe për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë.