Home Rajoni Daçiç: Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE deri në vitin...

Daçiç: Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE deri në vitin 2030

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha në Bled të Sllovenisë se nuk beson se Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në hapjen e Forumit Strategjik të Bled se Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030.

“Do të isha i lumtur nëse kjo do të ishte e vërtetë. Do të isha i lumtur nëse do t’i kishit kushtuar kaq shumë vëmendje në vitin 1990, para luftës, sepse ndoshta nuk do të kishte pasur një të tillë.

Dhe tani flitet për përfundimin e luftës në Ukrainë, nuk na duhet asgjë pas luftës, na duhet diçka para luftës”, tha Daçiç, shkruan N1.

Ai shtoi se nuk beson në integrimin e afërt evropian të rajonit sepse kriteret po ndryshojnë vazhdimisht, dhe marrëveshjet për të cilat BE-ja është garantuese, siç është Marrëveshja e Brukselit, nuk respektohen.
Previous articleI dënuari që grabiti 11 milionë dollarë vetëm me një telefon nga burgu
Next articleTë shtunën Kuvendi Kombëtar, PD publikon videon: Ne zgjedhim reformimin, qëllim lufta kundër korrupsionit