Home Politike Çudira të politikës shqiptare/ Kryebashkiaku i Kolonjës nis punë në një emision...

Çudira të politikës shqiptare/ Kryebashkiaku i Kolonjës nis punë në një emision humori

Edhe pse jemi në një fazë të nxehtë të fushatës elektorale ku kampet politike kanë ndezur motorët e angazhimit, kryebashkiaku i Ersekës ka zgjedhur t’i përkushtohet profesionit të tij. Që kur kandidoi për postin e kryebashkiakut pati shumë konstatime në lidhje me backgroundin e tij.

Në një program të ri humori, është njoftuar se Isai është dakordësuar për të filluar një punë të re aty. Emisioni ka startuar të shtunën e kaluar ku ajo që u vu re ishte emri i Isait si pjesë e programit.

Mesa duket, kryebashkiaku socialist do të ketë mjaft material gjatë zgjedhjeve për ta vendosur në skenë, e fillimisht për veten e tij ndërkohë që “numri” më komik është pikërisht prania e një kryebashkiaku në një emision humori.

SOURCEbulevard news
Previous articlePD ruan bastionin e saj në Shkodër, PS njeh rritje! LSI, Topalli e Doshi në garë për 1 mandat
Next articleLaçi eliminon Partizanin, shpërthen Gaz Demi: Gjyqtari Meta palaço, na mohoi dy penallti