Home Aktualitet Covid godet rëndë policinë, kanë humbur jetën 10 efektivë dhe 16 të...

Covid godet rëndë policinë, kanë humbur jetën 10 efektivë dhe 16 të tjerë të infektuar në 24 orë, 5 në gjendje të rëndë

Boom infektimesh nga koronavirusi në radhët e uniformave blu. Vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv për Covid 19, 16 efektivë policie.

Burimet bëjnë me dije se aktualisht janë të infektuar 317 policië. Të njëjtat burime bëjnë me dije se  5 prej tyre ndodhen të shtruar në spital.

Prej fillimit të pandemisë  janë infektuar 699 efektivë, ku 10 prej tyre fatkeqësisht e kanë humbur jetën.

SOURCEBulevard News
Previous articleMashkulli që i ka mërzi viktimat
Next article4 shenjat më me fat të horoskopit, gjatë sezonit të festave