Home Aktualitet COVID-19/ Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime...

COVID-19/ Tritan Kalo: Mjekët japin ilaçe të parekomanduara nga OBSH për përfitime monetare

Në një kohë kur ende nuk kemi asnjë rekomandim nga OBSH për recetën e saktë të ilaçeve që mund të trajtojnë COVID-19, mjeku infeksionist Tritan Kalo ka ngritur akuza nga ndaj kolegëve të tij.

“Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….

Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jepen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever”, shkruan Kalo.

Previous articleRama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike! Ky është mandati i korridorit blu, brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier
Next articleYuri Kim mesazh për Berishën e PD: 30 vjet tranzicion, zgjidhni, të mbroni fantazmat apo…