Home Aktualitet COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të...

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: 1080 testime, 293 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 149 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1080 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 293 qytetarë, në këto bashki:

172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.

Janë 1,387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 293

Të shëruar në 24 orë 149

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1080

Testime totale 1,842,347

Raste pozitive 278,504

Raste të shëruara 273,620

Raste Aktive 1,387

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,010

Fier 105

Vlorë 77

Durrës 42

Lezhë 40

Gjirokastër 30

Shkodër 23

Elbasan 20

Korçë 18

Berat 12

Dibër 7

Kukës 3