Home Kosova COVID-19 në Kosovë/ 8 të infektuar në 24 orët e fundit, pas...

COVID-19 në Kosovë/ 8 të infektuar në 24 orët e fundit, pas disa ditësh shënohet 1 viktimë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 1,098 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rritje të rasteve pasi dje u regjistruan 2 të infektuar. Sa i përket viktimave, pas disa ditësh me radhë që nuk kishte fatalitete sot u regjistrua një i vdekur.

Gjatë këtyre 24 orëve në Kosovë janë dhënë 607 doza vaksine, ndërsa që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1,615,360 doza vaksine.

Mësohet se me dy doza janë vaksinuar 761,595 persona dhe me një dozë, 853,765. Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se në 24 orët e fundit 9 qytetarë janë shëruar, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 320.