Home Aktualitet Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e hidhur: Ndërron jetë mjeku i...

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e hidhur: Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar dhe Profesor i Fakultetit të Mjekësisë

Minisria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka ndarë një lajm të rëndë. Mjeku i njohur, Arjan Pushi ndërron jetë nga koronavirusi.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. 

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. 

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit,” njofton MSH.

SOURCEbulevard news
Previous articleRama pas takimeve në Kosovë konferencë për mediat: Është zhvilluar si një proces i pandashëm me shtetforimimin
Next articleMinistri portugez tregon nëse do të ketë tifoz për ndeshjet e Champions