Home Aktualitet Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 216 teste të kryera 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 216 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë.

Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 216

Testime totale 2,037,184
Raste pozitive 333,399
Raste të shëruara 329,661
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 113
Fier 9
Shkodër. 6
Vlorë 5
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1

Previous articleBerisha sulmon SPAK: Ende s’ka nisur hetimet për Ramën, a është gjallë ‘SKAP’-i?
Next articleGruaja nga Durrësi zbulon identitetin e saj të vërtetë pas 63 vitesh