Home Aktualitet Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 42 raste të reja...

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 42 raste të reja në 24 orët e fundit

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të ulta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 42 raste të reja.

Fatmirësisht, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të pandemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

SOURCEbulevard news
Previous articleNdodh për herë të parë në historinë e Botërorit, tre arbitre femra do të vendosin drejtësi në Katar
Next articleMos gjuani se në anën tjetër ka njerëz