Home Aktualitet COVID-19 i merr jetën drejtorit në Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i...

COVID-19 i merr jetën drejtorit në Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i Erion Veliajt: Vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të drejtorit të drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit Feti Fanaj, si pasojë e infektimit nga COVID-19.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, shkruan Veliaj.

SOURCEbulevard news
Previous articleKosovë: Kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike
Next articleKthyen qendrën e masazhit në ambient prostitucioni, arrestohen dy persona në Tiranë