Home Aktualitet COVID-19/ Gjykata e posaçme del me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin

COVID-19/ Gjykata e posaçme del me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin

Me anë të një njoftimi zyrtar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bën me dije se për shkak të situatës së krijuar prej Covid në vend, seancat gjyqësore do të vazhdojnë të qëndrojnë me dyer të mbyllura.

“Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

3 të vdekur dhe 82 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.

Njoftimi: Me Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së situatës së pandemisë, shkaktuar nga Covid 19”, bazuar në neni 3, shkronja ç, u vendos  zhvillimi me dyer të mbyllura të seancave gjyqësore publike.

Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike.

Në kushtet e gjendjes së epidemisë, shkaktuar nga Covid 19 dhe të qënies në fuqi të këtij Akti Normativ, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zbatojë rregullimet e sipërcituara duke zhvilluar seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, kufizimin e lejimit të publikut në mjediset e gjykatës dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet procedurale sipas Udhëzimin nr. 146 datë 27.04.2020 të KLGJ “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID 19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative  në Gjykata “

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  në referim të nenit 146/2 të Kushtetutës, ku parashikohet:

“Vendimet Gjyqësore për shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjeve penale të jenë publike “, seancat për shpalljen e vendimeve përfundimtare do të jenë publike duke ftuar të marrin pjesë median dhe publikun e interesuar, gjithnjë duke respektuar rregullat parandaluese të marra nga institucioni për parandalimin e përhapjes së infeksionit ndaj Covid 19.

Gazetarët do të njoftohen paraprakisht mbi seancat gjyqësore për të cilat do të shpallen vendime.

Gjithashtu, për t’u informuar mbi seancat për shpallje vendimi, mund të konsultoheni paraprakisht me informacion në faqen tonë zyrtare të internetit www.gjp.gov.al

SOURCEBulevard News
Previous articlePS i përgjigjet ‘ultimatumit’ të Gazment Bardhit: Ky zotëria duhet të dijë se…
Next articleDeputetja Fatjona Dhimitri nga kuvendi: Në këtë komision urdhërohet censura