Home Sport Conte rrezikon shkarkimin, Tuchel kandidat për stolin e Tottenham

Conte rrezikon shkarkimin, Tuchel kandidat për stolin e Tottenham

Tottenham është shumë larg pritshmërive që kishin tifozët në fillim të sezonit. Pas 19 javëve kampionat “Spurs” mbajnë vendin e pestë me 33 pikë, por në ndeshjet me rivalët direkt kanë zhgënjyer.

Në këtë situatë, trajneri Antonio Conte rrezikon seriozisht shkarkimin nga drejtimi i skuadrës. Italiani ka kontratë deri në fund të sezonit, por bashkëpunimi mund të mbyllet më shpejt.

Në rast shkarkimi të Contës, drejtimin e Tottenham, mund ta marrë Thomas Tuchel. Trajneri gjerman i cili u shkarkua nga drejtimi i Chelsea para disa muajsh, shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tottenham.

Previous articlePD e Berishës: Veliu dhe Çuçi manipuluan vdekjen e Lear Kurtit, krim shtetëror
Next articleSPAK lëshon urdhër-arresti për Ramazan Rrajën, nipi i deputetit të PS në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj