Home Sport Conte i jep fund aventurës me Totenhemin

Conte i jep fund aventurës me Totenhemin

Antonio Conte nuk do të jetë më trajneri i Totenhemit pas përfundimit të sezonit, sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marxio.

“Lajmi që mund t’iu them me siguri është se Antonio Konte do të largohet nga Totenhemi në fund të sezonit. nuk ka pasur asnjë shkëndijë, kontrata e tij do të skadojë dhe klubi nuk do të bëjë asnjë përpjekje për ta mbajtur”, u shpreh gazetari italian.

Prej kohësh përflitej se 53-vjeçari do të largohej nga Spërsat, por sipas asaj që thotë Di Marxio duket se nuk ka më asnjë vend për dyshime, me klubin anglez që duhet të nisë të kërkojë për një trajner të ri.

Previous articleIshte dënuar më parë për mashtrim tatimor, Netanyahu respekton gjykatën izraelite dhe shkarkon aleatin kryesor në qeveri
Next articleArrestohet shqiptari i shumëkërkuar në vendin fqinj, ja për çfarë akuzohet