Home Politike Conference League në ‘Air Albania’, Rama: Vite më parë kombëtarja emigronte, sot...

Conference League në ‘Air Albania’, Rama: Vite më parë kombëtarja emigronte, sot në Tiranë luajnë ekipet më të mira ndërkombëtare

Me rastin afrimit të finales së Konference League, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Europe do të zhvillohet në Shqipëri.

Kryeministri ka kujtuar se disa vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte stadium as për të luajtur ndeshjet miqësore, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar, në cdo dimension.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, shkruan Rama.

Roma-Feynord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’.

Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.

Previous articleJozefina Topalli flet pas rikthimit në PD: U ndamë nga pazaret dhe biznesi politik
Next articleJu që hani nga stresi: Ç’mund të bëni për të mos e bërë këtë?