Home Sport Çmenduri nga Arabia, përveç milionave Neymarit do t’i mbushin edhe frigoriferin

Çmenduri nga Arabia, përveç milionave Neymarit do t’i mbushin edhe frigoriferin

Liga Saudite mezi po pret që të shohë në aksion Neymarin, pas firmës së tij me Al-Hilalin. Braziliani ka firmosur për dy sezone, duke lënë PSG-në, e cila duhet të kënaqet me 90 milionë euro, ndërsa futbollisti do të fitojë në total, për 2 vite, 160 milionë euro neto vetëm si rrogë, por kjo shifër mund të rritet deri në 300 apo edhe më shumë milionë, sipas klauzolave të çmendura që janë vendosur në marrëveshjen e tij.

E para përfshin shifrën e 500 mijë eurove për secilin postim, në të cilin ai promovon Arabinë Saudite, duke parë edhe qindra miliona ndjekësit e tij në “Instagram”.

Ndërkohë, një tjetër përfitim do të jetë edhe 80 mijë euro bonus që do të shkojnë në llogarinë e brazilianit, për çdo fitore, në çdo kompeticion të mundshëm. Gjithsesi, më të çmendura duken kërkesat e tij ekstraluksoze që klubi i Al-Hilalit ka vendosur t’i pranojë, vetëm për ta pasur në skuadrën e tij. E para, përfshin një garazh luksoz, në të cilën duhet të jenë me çdo kusht 8 veturat e tij të preferuara, mes të cilës një “Bentley Continental GP”, “Aston Martin DBX”, “Lamborghini Huracan”, etj.

Madje, në dispozicion të tij do të jetë 24 orë në 24 edhe një shofer që ta shoqërojë kudo që ai të kërkojë. Së dyti, ka kërkuar dhe ka marrë një avion privat, në shërbim të tij gjithashtu 24 orë në 24, për lëvizjet e tij në distanca të largëta. Së treti, një staf prej 5 punonjësish në megavilën e tij me 3 sauna, të cilët do t’i bashkohen dhe të ndihmojnë shefin e tij persona të kuzhinës, që do të udhëtojnë me të nga Brazili, ashtu sikurse dy persona që të merren me pastrimin e shtëpisë në çdo kohë.

Në ambientet e saj, Nejmar ka kërkuar edhe një pishinë me përmasa olimpike, 10 metra e gjerë dhe 40 metra e gjatë, përveç se edhe një kopsht zoologjik, në të cilën duhet të ekspozohen disa nga kafshët e tij të preferuara. Së katërti, duke u rikthyer te tema e ushqimit, Nejmar ka kërkuar që frigoriferi i tij të jetë i mbushur gjithmonë dhe kurrë të mos mungojë lëngu i açait të tij të preferuar, por edhe pije guarana për miqtë dhe familjen e tij.

Në fund, Nejmar ka marrë edhe garancinë se çdo faturë që ai do të shpenzojë, në ditët e tij të pushimit, do të dërgohet në klub për t’u rimbursuar nga pronarët e Al-Hilalit, në mënyrë që çdo qindarkë nga kontrata dhe klauzolat e saj, t’i shkojë e plotë Nejmarit në arkën e tij të “kursimeve”.
Previous articleÇ’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Next articleBerisha refuzon bashkimin në Kukës: Basha, do shkoj me Partinë e Lirisë