Home Slideri Çmendet qeveria Berisha, presion NEWS24: Mos lexoni gazetën “Bulevard”

Çmendet qeveria Berisha, presion NEWS24: Mos lexoni gazetën “Bulevard”

378082_155061444602401_522036854_n Nga Xhevo Gradica / Eduart Halimi, ministër Drejtësie, ka ushtruar presion në televizonet kombëtare për të detyruar redaksinë e tyre të jenë nën kontrollin e politikës së qeverisë dhe PD. Një gjë e tillë ka ndodhur me stacionin televiziv Neës 24 i cili është detyruar të mos lexojë më për qytetarët faqen e parë të gazetës “Bulevard”, veprim që e bën për të gjitha gazetat për informim të publikut. Saktësisht bëhet fjalë për emisionin e drejtuar nga gazetari Bashkim Hoxha në orët e para të mëngjesit teksa shfleton rubrikën e leximit të faqes së parë për 28 gazeta duke përfshirë këtu edhe ato gazeta që shiten me 4-5 kopjo në qytete të tilla si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, Shkodra…Ka qenë Arqile Goreja personi që e ka nuhatur mundësinë për të futur në kurth edhe ministrin Eduart Halimi i cili është caktuar nga Sali Berisha si kryesues i fushatës elektorale të PD për qarkun e Durrësit. Goera e ka parë gazetën “Bulevard” si konkurentë të fortë dhe me ndikim të padiskutuar në opinionin qytetar në Durrës, ndaj edhe ka ndërtuar strategjinë për të sfiduar. Ambicia është shfrytëzuar më së miri nga Kile Gorea i cili njihet në Durrës edhe si Kile Durrsaku në saj të një dekorimi që i ka bërë asokohe shoqata “Durrësi”. Gorea dy-tre muaj më parë hapi një stacion televiziv i bindur se kjo do të krijonte të gjitha mundësitë për ta shtyrë Berishën që ta kandidonte në listën e sigurtë për qarkun e Durrësit. Madje pati edhe zëra që vinin si të iniciuara nga Kilja se Gorea e kishte të sigurtë kandidimin dhe se si shpërblim për PD do të shpenzonte miliona lekë me hapjen e një stacioni televiziv. Ky stacion, sipas Goresë, do të ishte tërësisht në shërbim të Berishës për muajt e fushatës në një kohë që ai sajoi edhe skenarin për të goditur gazetën “Bulevard” të cilën e shikonte si oponencë edhe pse kjo nuk kishte ndonjë burim bindës. Goreja futi në kurth Edurt Halimin, personin me më pak reputacion dhe me thuajse pa mbështetje në Durrës, por që realisht kishte ardhur nga Tirana me një ngarkesë dhe pushtet të padiskutuar. Shkrimet e gazetës “Bulevard”, rubrikat e saj, kryesisht Xhaxhi militant, editoriali dhe opinioni xhelozuan Arqile Gorenë që kishte marrë përsipër të ishte zëri i vetëm mediatik në të gjithë qarkun e Durrësit duke pritur më pas edhe shpërblimin nga Berisha për ta kandiduar në listën e sigurtë, në emrat nga numri 1 deri në numrin 5-6 të listës së PD në këtë qark. Madje Gorea kishte binden e padiskutuar që do të ishte deri tek pesa pasi numri 6 nuk kishte asnjë garanci se do të fitohej nga PD. Halimi është joshur dhe manipuluar pa shumë sakrificë nga Gorea të cilët kanë shkuar deri atje sa që të ushtrojnë presion për të ulur ndikimin e gazetës “Bulevard”. Halimi, sipas të gjitha informacioneve, ka marrë kontakt me kreun e PD të cilit i ka kërkuar të kanosë stacionin televiziv për t’ia mbyllur gojën gazetës “Bulevard”. Saktësisht gazeta është përballur me veprime të tilla prej vitesh vetëm për shkak të lexueshmërisë, por këtë herë Halimi ka marrë edhe bekimin e Berishës. Qytetarët në Durrës e blejnë këtë gazetë pa i hedhur fare vështirmin artikujve në faqen e parë të bindur se brenda faqeve të saj do të kenë ç’të lexojnë. Një gjë e tillë ka shkaktuar reaksion tek të tjetër dhe shumë shqetësim në stacionin televiziv të hapur 2-3 muaj më parë. Halimi ka përcjellë tek NEËS 24 “këshillën” e Berrishës dhe kjo ka mjaftuar për të bllokuar leximin e gazetës “Bulevard”. Por gjërat duket se nuk kanë shkuar mirë për Arqile Gorenë në një kohë që gazeta ka vijuar të jetë në treg si gjithnjë. Disa herë ndaj gazetës “Bulevard” janë ushtruar presione jo vetëm të këtij karakteri, por edhe më tej, ndërkohë që gazeta ka dalë në treg pavarësisht vullneteve të politikës duke sfiduar pengesat të karakterit politik. Një javë më parë Arqile Goera mësoi se Berisha jo vetëm që nuk e kishte vendosur në listën e emrave të sigurtë, por as e kishte shkruar gjëkundi emrin e tij. Kjo ka gjindosur Arqile Gorenë i cili ka nisur të hakmerret në format e tij të njohura duke urëlirë dhe ushtrur presion ndër punonjës si metodë e shfryrjes së hujit me të mëdhenjtë. Kështu ata që e kanë vuajtur më së shumti janë operatorët e gazetarët. Redaksia e Kiles fillimisht u mbush plot me gazetarë e gazetare të reja e student, me operatorë, drejtorë, përgjegjës, financier, sekretare, shoferë e të tjerë. Por e gjithë kjo zgjati vetëm pak pasi Gorea mësoi se Berisha e kishte nxjerrë fare nga lista duke mos ia shkruar askund emrin. Kjo ka pasur me gjindosjen e tij deri në veprime ekstreme duke larguar nga puna të punësuarit disa javë më parë. Veprimet e rebelimit janë manifestuar saktësisht disa ditë më parë në kohën që Arqile Goera është detyruar të ndërpresë lundrimin e tij me target drejt brigjeve të Barit të Italisë. Shkak për këtë dhe që ka përkuar me kohën e daljes së listës nga dora Berishës, është bërë ushtrimi kontrollit në makinën e Goresë në portin e Durrësit. Nuk dihet nëse ky kontroll është diktuar nga Tirana, apo vet efektivat e policisë dhe strukturat e investigimit kanë pasur ndonjë informacion. Megjithatë mjeti tij është detyruar të futet në pikën e kontrollit antidrogë veprim që ka gjindosur Gorenë. Ky i fundit ka akuzuar segmentet e PD në Tiranë të cilët kërkojnë ta implikojnë si një mundësi për të justifikuar lënien e tij jashtë liste. Gorea ka ndërprerë udhëtimin e tij dhe sapo është kthyer në stacionin televiziv ka nisur raprezaliet duke shpartalluar strukturat. Fakti se ai nuk do të jetë më pjesë e garës së PD dhe sondazheve që këtë herë fituese do të jetë e majta, kanë shtyrë Gorenë tëshkërmoqë të gjithë punën e bërë për të ngritur televizionin. Persona pranë tij kanë bërë të ditur se ai do ta mbyllë televizonin shumë shpejt pasi PD e ka etiketuar si person pa perspektivë politike.

 

Previous articleGati shkrirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Mbështetësit e saj drejt PS
Next articleJaponi: Prefekti thotë se skllavëria seksuale ishte e domosdoshme