Home Aktualitet Citoi një libër që nuk ekziston, por askush nuk reagon/ Gazetarja Ambrozia...

Citoi një libër që nuk ekziston, por askush nuk reagon/ Gazetarja Ambrozia Meta: Pse nuk kërkohet dorëheqja e tij?

Gazetarja Ambrozia Meta ka bërë një propozim për Akademinë e Shkencave. Në rrjetin e saj social, gazetarja Meta shkruan se kryetari u diskreditua publikisht me një fjalim plagjaturë gjatë fjalimit të tij në konferencën e 50- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit.

POSTIMI I PLOTË:

Në ditët e fundit në Shqipëri, kaloi me humor një skandal shumë i madh. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, me një të shkuar të zezë komuniste dhe partiake, u diskreditua publikisht, pasi mbajti një fjalim plagjiaturë, bazuar mbi një vepër imagjinare, gjatë konferencës për 50- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. Një institucion që duhet të flasë për plagjiaturat, ka në krye një njeri që jo vetëm ka marrë nje fjalim plagjiaturë por është aq injorant sa citon një autor dhe vepër që nuk kanë ekzistuar kurrë. Kaq do mjaftonte që ai të humbiste titullin që mban dhe karrigen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave për kompromentim të rëndë të figurës së akademikut. Por përveç disa mediave dhe portaleve që denoncuan skandalin, falë ndërhyrjes së studiueses dhe gjuhëtares Ledi Shamku, asnjë nuk e ka artikuluar kërkesën për dorëheqjen e tij. As Ministrja e Arsimit nuk është shqetësuar sepse ajo vetë bashkëjeton me plagjiaturën e saj. Po Edi Rama, që në çdo dalje para Akademisë së Shkencave, thotë që Eqrem Çabej përdridhet në varr, e di që arsyeja për këtë, është i emëruari i tij në Akademinë e Shkencave?! Keqardhje për ata akademikë, studiues dhe intelektualë që heshtin. Ju jeni më keq se 80 % e atyre që nuk lexojnë sepse nuk keni guxim dhe dinjitet.

Disa kohë më parë, Ledi Shamku zbuloi se në fjalimin e tij, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” që nuk ekziston. Është thjesht një krijim sarkazme.

Previous articleNdryshime në provimet e shkollave! Test automatik për ata që zgjedhin Mjekësinë, preket edhe Matura Shtetërore
Next articleStudimi zbulon efektin anësor të pazakontë të paracetamolit