Home LifeStyle Çifti më i përfolur i showbizit në krizë?! Çfarë po ndodh me...

Çifti më i përfolur i showbizit në krizë?! Çfarë po ndodh me planet për martesën e tyre

Mediat e huaja thonë se ka një krizë në çift midis dy emrave të njohur Ronaldos dhe Georgina-s Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht Rolls Royce. Komentuesit në rrjete dhe sociale dhe mediat e huaja thonë se në atë video të postuar pak ditë më parë, kimia mes tyre duket se ishte “shuar”. Disa raportime thonë se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

Nje gazetar tha se humbja e lojtarit mund të ketë sjellë edhe dëshpërim në këtë periudhe dhe të ketë ndikuar në shtyrjen e datës së martesës.

“Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në pritje”, tha gazetari Gonzalo Vasquez.

Shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar ende, sepse dyshohet që dyshja nuk është e sigurt në vendimin e tyre.

Modelja në një intervistë që ka dhënë më herët, ka dhënë disa detaje për marrëdhënien e saj me Cristiano-n.

“Unë dhe Cristiano u dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeu se koha ndaloi. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të vëmendshëm. Ai është mashkulli më i pashëm që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk është e nevojshme që njerëzit, dhe shumë gra, ta përdorin këtë në mënyrë nënçmuese”, tha Georgina.

Previous articleVrau Cengun dhe plagosi shokun e tij, arrestohet Dibran Hoxhaj në Prizren
Next articleQëlloi me çifte 28-vjeçarin, kapet pas 1 ore ndjekje nga Policia autori i dyshuar