Home Rajoni Çifti humb foshnjen 10-muajshe në aksident, një ditë para dasmës

Çifti humb foshnjen 10-muajshe në aksident, një ditë para dasmës

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elassona (Greqi), kur një familje ka pësuar një aksident automobilistik. Foshnja 10 muajshe nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti.

Sipas mediave të huaja, aksidenti automobilistik ka ndodhur në rrugën Elassona-Kefalovrysos, Greqi, kur makina në të cilën ndodhej foshnja me nënën e tij ka dalë nga rruga. Deri më tani nuk dihet se cilat janë shkaqet e aksidentit.

Për pasojë, foshnja , e cila u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Elassonës, humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Më pas një ambulancë e EKAB-it ka marrë trupin e pajetë të foshnjës për ta transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Ndërkohë thuhet se nëna e fëmijës është janë rrezikut për jetën por së bashku me bashkëshortin janë në gjendje shoku pas humbjes së fëmijës.

Sipas mediave të huaja thuhet se të shtunën çifti do të bënte dasmën dhe pagëzimin e vogëlushit që u nda nga jetë para kohe.