Home LifeStyle Çifti gjerman thyen rekord botëror, brenda shtëpisë së tyre janë rreth 444...

Çifti gjerman thyen rekord botëror, brenda shtëpisë së tyre janë rreth 444 pemë Krishtlindjesh

Një rekord i veçantë botëror është regjistruar në Gjermani, ku çifti Thomas dhe Susanne Jeromin, kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me 444 pemë, të dekoruar cep më cep me drita e topa shumëngjyrëshe dhe për këtë morën certifikatën e rekordit botëror.

Çifti gjerman ka vendosur 10 mijë topa dhe 300 palë drita, brenda dhe jashtë shtëpisë, por ajo që e bën më të veçantë gjithë këtë është fakti se asnjë prej pemëve nuk është e njëjtë me tjetrën.

Thomas dhe Susanne Jeromin i kishin nisur përgatitjet muaj përpara Krishtlindjeve dhe shpresojnë që ta vijojnë sa më gjatë këtë gjë, për ta shndërruar pse jo, në një traditë familjare.

Previous article“Luli mbeti një kastravec në hije”/ Nard Ndoka flet me emra: Vetëm me këtë politikan do të kthehesha të bashkëpunoja në PD!
Next article1 vit nga vdekja e Klodian Rashës/ Babai: Mu nda zemra, fëmijës ia përbaltën figurën