Home LifeStyle Çiftet e lumtura shtojnë më shumë peshë, sipas studimit

Çiftet e lumtura shtojnë më shumë peshë, sipas studimit

Burrat dhe gratë e martuar priren të jenë më topolakë se ata që nuk janë të martuar, të paktën kështu pretendojnë shkencëtarët.

“Çiftet e lumtur hanë më shëndetshëm, por fitojnë më shumë peshë se ata në marrëdhënie më të palumtur. Këtë e treguan rezultatet e hulumtimit që ne kryem dhe në këtë mënyrë dëshmuan edhe një herë konkluzionet nga të mëparshmet me njohuri të ngjashme”, shpjegoi drejtuesja e hulumtimit, ku përfshiheshin më shumë se 15 mijë të rritur.

Pjesëmarrësit e hulumtimit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet dhe martesat e tyre, si dhe zakonet e tyre të të ngrënit dhe peshën trupore.

Çiftet janë më të relaksuar dhe shqetësohen më pak për shtimin në peshë, sepse ata nuk e kanë më të nevojshme të bëjnë për vete dikë.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që çiftet të gjejnë edhe ndonjë aktivitet fizik të përbashkët në mënyrë që të djegin më lehtë kaloritë dhe, për hir të shëndetit, të mbajnë ende një peshë të përshtatshme për strukturën e tyre trupore.

Previous articleE rëndë/ Helmohen 80 nxënëse në një shkollë, zbardhen detajet e para
Next articleLajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme