Home Sport Chelsea në krizë totale, shokon Potter: Tifozët kërkojnë vdekjen time, më kërcënojnë...

Chelsea në krizë totale, shokon Potter: Tifozët kërkojnë vdekjen time, më kërcënojnë edhe familjen

Chelsea po kalon një moment shumë të vështirë, jashtë çdo objektivi të mundshëm sezonal. Pavarësisht se investuan miliona në verë dhe në janar, merkato nuk ka asnjë efekt te rezultatet në fushë. Presioni sa vjen e shtohet, mbi të gjitha ndaj trajnerit Graham Potter. Ky i fundit ka zbuluar ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje nga tifozët:

Potter

“Më kanë thënë se dëshirojnë vdekjen time dhe të fëmijëve të mijë”, u shpreh Potter në një intervistë për ‘Mirror’. Trajneri i Chelsea pranoi ndër të tjera se pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga jashtë, klima ku po punon është shumë pozitive:

Potterrr

“Atmosfera këtu në klub ka qenë gjithnjë pozitive, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë të kalosh këtë moment të vështirë. Kam folur me drejtuesit e klubit, edhe ata janë të shqetësuar pasi rezultatet janë zhgënjyese, duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh ndër të tjera trajneri Potter.

Previous articleMegi Pojani sapo “e pranoi” se është në një romancë me Endri Çekiçin
Next articleGrupi i Alibeajt vë në lëvizje Kuvendin për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës, Bardhi thirrje Nikollës të anulojë votimin e 3 akteve pasi ka shkelur Kushtetutën, opozita kërkon përjashtimin nga Parlamenti të Spiropalit