Home LifeStyle Charles dhe William ndajnë kujtimet prekëse për Princin Philip në një dokumentar

Charles dhe William ndajnë kujtimet prekëse për Princin Philip në një dokumentar

BBC ka publikuar një klip të dokumentarit të saj të ardhshëm “Princi Philip: familja mbretërore e kujton”, ku shfaqen anëtarë të familjes mbretërore që flasin për jetën dhe ndikimin e bashkëshortit të mbretëreshës Elisabeth.

Transmetimi fillimisht ishte menduar për të festuar 100 vjetorin e Dukës në qershor, por është sjellë më parë pas vdekjes së tij në prill. Mjaft anëtar të familjes mbretërore, përfshirë fëmijët e Filipit : Princi i Uellsit, Princesha mbretërore, Duka i Jorkut dhe Eessex bashkë me nipërit dhe mbesat e tyre (Dukat e Kembrixhit dhe Sussex, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Peter Phillips dhe Zara Tindall), kanë marrë pjesë në programin një orësh.

Princat Charles, Harry dhe William janë ata që nisin të ndajnë kujtimet e ndjera dhe diskutojnë mbi jetëgjatësinë dhe ndikimin që Princi Filip kishte si figurë e madhe atërore për familjen mbretërore. Djali i tij, Charles, shpjegoi se sa me fat ishte familja që kishin Philipin për gati 100 vjet, ndërsa Princi William pranoi se ishin me fat për praninë dhe autoritetin e Dukës së Edinburgut.

“Ti kurrë nuk e përgatit vërtet veten për ta humbur, sepse ai ishte gjithmonë atje”, tha Zara, nëna e së cilës është vajza e vetme e Filipit.

Ndërkohë që Meghan, bashkëshortja e Harryt, e cila ka akuzuar familjen mbretërore për racizëm, Dukesha e Kembrixhit dhe asnjë bashkëshort tjetër i nipërve të Mbretëreshës dhe Filipit nuk do të shfaqen në dokumentar.

SOURCEBulevard News
Previous articlePërjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj: PD ishte nën diktat, SHBA nuk pranonte negociata
Next articleAkuzat e Berishës ndaj Bashës/ Agron Gjekmarkaj: Heshtja e tij do ta mallëngjente më shumë të djathtën